Facilities

Perivolos Apartments Hotel ne Dhermi

Mirë se erdhet në fshatin Dhërmi. Ne momentin e mbritjes suaj do të vini re shtëpitë piktoreske dhe njerëzit miqësore. Vetëm pak më ne brëndësi të Dhërmiut pranë ujërave kristal te Rivierës Shqiptare ju do të gjeni perlën e fshehur të Dhermiut i quajtur Perivolos Apartamente , rrethuar me pemë ulliri, pisha dhe qipariset e Mesdheut.

Perivolos Apartamente disponon  bar ,  pishinë,  dhe nga taraca  e hotelit ndjen kenaqësin e panorames magjepese te detit Jon, qafen e Llogarase edhe te vargmalit të Çikes.

Dhermiu gjendet ndermiet rruges nacionale automobilistike Vlore-Sarande.Nga rruga kryesore hoteli gjendet reth 1km dhe disponon parking per te githe mysafirët.

Perivolos Apartamente  disponon tre lloj banimi si : dhome dyshe , dhome treshe dhe suita , te cilat na ofrojne komoditet fjetje , air-condition, Televisor Digitalb, Wi-fi ,  frigorifer, si dhe balkone me pamje nga deti Jon dhe Mali i Qorres. Cdo dhome eshte  e pajisur me te gjitha sendet e nevojshme per nje kenaqsi trupore.

Ne distance nga hoteli me automjet rreth 700m ndodhet plazhi I Perivolos. Kalimi nepermjet monopatit qe gjendet perpara hotelit behet ne nje kohe te shkurter. Pervec plazhit te Perivolos ne pjesen jugere gjendet plazhi Dhermiut dhe duke ndjekur rrugen nacionale per Sarande gjendet plazhi i Gjipese, plazhi I Jalit, plazhi i qytezes se Himares dhe ne vazhdim ndodhet kalaja historike e Porto Palermos ndertuar nga Ali Pash Tepelena ne fillim te shek 19.

Mengjesi , perfshire per te githe klientet, serviret nga ora 8:00 deri ne 10:00 buze pishines. Check in fillon nga ora 13:00 dhe mund te ndrushoje si pas nevojave te klientave. Check out eshte deri ne 11:00 ne mengjes. Me nje personel te specializuar dhe mikprites te vecant synojme per nje qendrim te rehatshem, si ne shtepine tuaj. Personeli yne eshte mjaft miqesor dhe I gatshem tju sherbej, mos hezitoni te kerkoni ndihmen e tij, flasin gjuhen tuaj.